Shqipëri, 3 të vdekur dhe 141 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 625 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19 dhe rastet e reja pozitive janë regjistruar në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit...

Në Shqipëri janë regjistruar 141 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 3 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke iu referuar të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 6.817 dhe numri i të vdekurve në 208.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 625 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19 dhe rastet e reja pozitive janë regjistruar në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit.

Ndërkohë, janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në gjithsej 3.552, kurse raste aktive janë 3.057.

Në Shqipëri janë kryer gjithsej 47.676 testime dhe ISHP vazhdon punën në terren për testimet ndaj personave të dyshuar me koronavirus.