Banorët e 5 Majit dhe Laprakës protestë para Kuvendit për shembjen e banesave

Mëngjesin e sotëm banorët e “5 Majit” dhe Laprakës në Tiranë po protestojnë para Kuvendit për shembjen e  banesave.

Banorët akuzojnë qeverinë se po u merr pronat dhe banesat padrejtësisht. Ata kërkojnë ndalimin e shembjeve të shtëpive nga Bashkia e Tiranës dhe pezullimin e projekteve, derisa sa të zgjidhet çështja e kompensimit dhe strehimit të tyre.

Njëzëri banorët shprehen se duan dëgjesë publike me Bashkinë e Tiranës dhe deputetët.

Prej disa javësh në zonën e ‘5 majit’ në Tiranë ka nisur shembja e banesave, në kuadër të procesit të rindërtimit.

400 banesa pritet të shemben në total, por vetëm disa prej tyre kanë pësuar dëme nga tërmeti i nëntorit 2019.