Kaos në pikat ku shiten abone, qytetarë në radhë për orë të tëra

Qytetarët në Tiranë presin me orë të tëra në radhë për të blerë një abone. Në pikën ku shiten abonetë e linjës Tiranë-Kamëz, qytetarët presin deri në 3 orë për t’u pajisur me abone.

“Kam 2 deri në 3 orë që pres për të marrë një abone”, shprehet një qytetar. Disa prej tyre thonë se janë detyruar të humbasin edhe ditën e punës nga radha e gjatë.

I gjithë ky grumbullim ndodh edhe pse jemi në një periudhë ku rastet e reja të infektimeve me COVID- 19 janë në shifra të larta.

“Që në orën 10, hyr në radhë, dil. Polici për të mbajtur radhë nuk ka, COVID është dhe rrezik e kemi marrë sot”, thotë një grua. Situatë e ngjashme ishte edhe në pikat e tjera ku shiten abone të linjave urbane në kryeqytet.

Bashkisë Tiranë iu kërkua sqarim për këtë situatë, por nuk pati asnjë reagim.