Basha: Integrimi në BE prioriteti ynë, do mbajmë duart larg nga…

Kreu opozites flet pas takimeve në Slloveni e Kroaci...

Pas vizitave në Slloveni dhe Kroaci dhe takimeve që zhvilloi me kryeministrat respektivë, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një intervistë ekskluzive për News24, deklaron se integrimi europian i vendit, është një nga prioritete kryesore të demokratëve.

Lideri i opozitës së bashkuar bëri fajtor qeverinë Rama që vendi nuk përparoi në proceset e integrimit këto 8 vite.

Ai tha se reforma në drejtësi do të vazhdojë, duke theksuar zotimin e PD dhe të tij për të mbajtur larg duart nga reforma në drejtësi.