Rama habit me deklaratën e tij: Afati për spitalin e ri në Fier do tejkalohet

Kryeministri Edi Rama deklaroi se spitali rajonal i Fierit, donacion ky i qeverisë turke, siç duket do të mbarojë më para afatit...

Kryeministri Edi Rama deklaroi se spitali rajonal i Fierit, donacion ky i qeverisë turke, siç duket do të mbarojë më para afatit.

Në një intervistë, kreu i qeverisë tregoi disa detaje nga se si do të funksionojë spitali rajonal memorial i Fierit.

Sipas Ramës mes bluzave të bardha ka dhe qeliza kancerogjene që afektojnë këtë sistem të shëndetësisë.

“Premtimin e ka thënë Erdogan. Unë kam qenë i rezervuar. Me sa shoh, afati do të tejkalohet (Do te ndertohet para afatit 3 mujor). Ky do të jetë spitali rajonal memorial i Fierit. Do të jetë pjesë e sistemit shëndetësor publik, si spitalet e tjera. Do të administrohet krejt ndryshe, qendër e transmetimit të dijeve. Që do të thotë se buxheti do të menaxhohet nga spitali, rrogat nuk do të jenë fikse për të gjithë, por mjeket dhe infermierët do të paguhen sipas performancës. Paralelisht me punën në kantier, vijon puna nga ekipet e dy qeverive. 320 mjekë dhe infermierë do të jenë shqiptarë. Në skuadrën e menaxhimit do të jenë 2-3 kandidatë. Gjithçka është sipas planit, ndërkohë që lajmi i mirë, për mua siç jam i pakënaqur, ka mes tyre dhe qeliza kancerogjene që afektojnë sistemin tonë. Është ky spital sot platforma për të filluar pastrimin e tyre. Edhe Turqia, kur ka nisur me reformën në shëndetësi, e ka nisur si këtu dhe më pas me fazën spitalore të privatizuar.”, tha Rama.