Basha: Nëse një kryetar humb zgjedhjet, nuk duhet të rikandidojë sërish!

Lulzim Basha deklaruar në emisionin “Real Story”, se Partia Demokratike ka kontribute dhe arritje të mëdha në këto 30 vite.

Ai ka shtuar, se vettingu në politikë, reforma e re territorial e ajo zgjedhore janë tre shtyllat që do të çahet shtresa mbrojtëse që kryeministri Edi Rama sipas tij i ka bërë demokracisë.

“Vetëdija për potencialin që PD ka, arritjet e mëdha këtyre 30 vite, hyrja në NATO, Rruga e Kombit, liberalizimi i vizave, shkëputja nga komunizmi. Sfida është e madhe, kurrë s’ka qenë demokracia në një rrezik të madh se sa sot. Demokracia tani është e rrethuar, është e rrethuar media, ekonomia. Shumica duhen të largohen nga vendi. Si do i japim fund kësaj gjendje. Ne kemi reflektuar si forcë politike disa prioritete. E para ka të bëjë me luftën ndaj korrupsionit. Kemi propozuar një masë tjetër. Jemi ne ata që po prezantojmë vettingun e politikanëve.

Paraqitjen me detyrim të 200 figurave më të lartë të politikës shqiptare. Vettingu i politikanëve, një reformë e thellë kushtetuese, janë prioritetet tona. Ne u thamë që nuk mund të ketë reformë territoriale që nuk funksionon si një paketë e plotë. Shërbimi lokal duhet të jetë shërbimi më afër qytetarit. Pa pikë diskutimi që PD ka një vizion të konsoliduar. Një pjesë është hedhur në formën e propozimeve kushtetuese.

Janë 3 shtylla që çajnë rrethimin që Rama i ka bërë demokracisë”, tha Basha.

Basha foli më tej lidhur me standardet që ai ka për PD e së ardhmes. Ai ka thënë se një kryetar partie sipas tij që humb zgjedhjet, jo vetëm që nuk duhet të largohet, por as që duhet të ketë mundësinë të rikandidojë sërish. Por kjo sipas tij, bëhet në ato raste ku zgjedhjet janë të lira e të ndershme.

“Jam zotuar publikisht që formimi dhe qëndrimi im si njeri e politikan dhe nga pozitat e kryetrarit të PD është që një kryetar që humbet zgjedhje të rregullta patjetër duhet të japë dorëheqjen. Qëndrimi im personal është që dikush që jep dorëheqjen nuk duhet të kandidojë më. Unë besoj se një kryetar që humb zgjedhje të lira jo vetëm të japë dorëheqjen, por s’duhet të kandidojë më. Kjo është çështje ndërgjegjeje. Statuti për partinë nuk përshtatet me një situatë. Me zgjedhje të lira dhe të ndershme, një person nuk duhet të kandidojë më. Ky është vizioni im.

Kërkesa ndaj PD janë diku tjetër. Të garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme. Jam i bindur që me zgjedhje të lira do të rikthejmë politikën si instrumentin e ndryshimit”, u shpreh kryedemokrati.