Basha nxjerr videon e sipërmarrësit: Biznesi po vuan pasojat e krizës nga pandemia…

Kreu i PD-së: Plani ynë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se biznesi po vuan pasojat nga pandemia e koronavirusit. Teksa publikoi dëshminë e një biznesmeni në vështirësi nga kjo situatë, lideri i opozitës premtoi se ndërsa plani i PD-së do të ndihmojë shqiptarët në vështirësi.

“Biznesi po vuan pasojat e rënda të krizës së pandemisë. Ndërsa ndihma ka munguar, biznesi vazhdon të paguajë taksa të cilat nuk i kthehen në shërbime. Biznesi po shkon drejt rrënimit dhe ka nevojë për një plan mbështetjeje. Koha nuk pret.”, shkruan Basha në ‘Facebook’.

Ndërkohë, Ardian Boja, sipërmarrësi i një biznesi artizan, është shprehur për PD-në se në aktivitetin e tij përfshihen 12 taksa dhe tarifa. Mes të tjerash ai tha se në këtë kohë krize, ai vetëm po mbijeton me biznesin e tij.

“Quhem Ardian Boja. Kam një biznes të vogël. Artizanat quhet biznesi jonë, person fizik dhe kemi 20 vjet që shfrytëzojmë këtë aktivitet. Aktiviteti im përfshihet nga 12 taksa dhe tarifa. Kemi 8 vite që derdhim kontribute dhe paguajmë taksat të gjitha. Përkrah kësaj, qeveria ne nuk na ka ndihmuar fare. Duke filluar nga infrastruktura rrugore, që te ndriçimi rrugor që ne taksat i paguajmë vazhdimisht. Dhe pjesa tjetër me e rëndësishme është koha e pandemisë. Pjesa e pandemisë, neve na la pa punë. Përfitimet nuk i kemi marrë, përveçse unë si person, stafi nuk i mori, nuk u përfshi nga ato. Ne kemi 12 taksa dhe tarifa, duke përfshirë 5%, duke përfshirë dhe një 15% që ne na faturohet te materiali. Ne paguajmë 3 herë TVSH-në e materialit, një herë te distributori i madh, e dyta që furnizohem unë dhe e treta kur ja çojmë klientit. Tarifa e energjisë është shumë, shumë e lartë. Është 30% më shtrenjtë seç ka qenë. Ka 7 vite e gjysëm, 8 që është rritur energjia elektrike 25-30%. Ne nuk marrim asnjë farë rimbursimi asgjë. Ne mbijetojmë domethënë nuk… këto kohët e fundit ne vetëm mbijetojmë. Nuk po bëjmë më asnjë lloj aktiviteti të rregullt. Marrim kredi për të paguar taksat.”, tha sipërmarrësi.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1435036143366592/?v=1435036143366592