Bashkimi Europian rihap kufijtë më 1 Korrik

Komisionerja shtoi se ndërsa çështja e kufijve të brendshëm europian është më e lehtë për tu zgjidhur, ajo e kufijve të jashtëm paraqitet më e ndërlikuar.

Bashkimi Europian do të rihapë kufijtë e saj të jashtëm duke filluar nga 1 korriku.

Komisionerja Europiane për Punët e Brendshme Ylva Johansson deklaroi pas një takimi virtual me ministrat e brendshëm të unionit se shumica e qeverive të BE do të heqin kontrollet e brendshme te kufijve deri në 15 qershor, por te disa prej tyre procesi mund të zgjasë rreth një muaj dhe të përfundojë deri në 1 korrik.

“Pra, kjo do të thotë që kontrollet e kufijve të brendshëm janë hequr deri në fund të qershorit, mendoj unë. Ne duhet të konsiderojmë heqjen graduale të kufizimeve në udhëtimet jo thelbësore në BE në fillim të korrikut”.

Komisionerja shtoi se ndërsa çështja e kufijve të brendshëm europian është më e lehtë për tu zgjidhur, ajo e kufijve të jashtëm paraqitet më e ndërlikuar.

“Kur bëhet fjalë për kufijtë e jashtëm, është mirë që të kemi të njëjtën qasje. Ky është një parakusht për të patur kufij të hapur brenda Bashkimit Europian dhe zonës Shengen”, tha Johansson.

Ministrat e jashtëm francezë dhe italianë u takuan në Romë për të provuar të gjejnë një pozicion të përbashkët, një hap thelbësor për lëvizjen e lirë brenda Kontinentit të Vjetër dhe kufijve të jashtëm.

Në maj, Komisioni Europian lëshoi ​​udhëzimet për heqjen e kufizimeve të udhëtimeve brenda BE dhe rekomandoi 15 qershorin si datën e rihapjes. /Reuters