BBC kritikohet për raportim pro-izraelit

Transmetuesi publik britanik BBC ka tërhequr reagime për shkak të qëndrimit në lidhje me Izraelin, i cili vrau dhjetëra fëmijë në ofensivën e tij në Gaza, transmeton Anadolu Agency (AA).

BBC zgjodhi të përdorë shprehjen “i vdekur” për fëmijët e vrarë nga Izraeli në lajmet e saj.

“212 persona, 61 prej të cilëve fëmijë, vdiqën në Gaza. 12 persona, përfshirë një fëmijë, u vranë në Izrael”, thuhej në buletinin e BBC-së mbi sulmet.

BBC, transmetimet e së cilës kanë qenë të njëanshme që nga fillimi i sulmeve, nuk iu përgjigje një pyetjeje të AA-së se “pse përzgjodhi një gjuhë të tillë”.

Transmetuesi u përball me kritika dhe reagime edhe në rrjetet sociale.

“Është e turpshme. BBC po raporton edhe një herë se palestinezët kanë ‘vdekur’ dhe izraelitët janë vrarë. Ky është një turp dhe më i papranueshëm”, tha një përdorues i Twitter-it me emrin Waqas Tufail.

Tufail theksoi që gazetarët si spikeri i BBC-së që prezantoi buletinin duhet të dënohen.

DW ndalon raportimin anti-izraelit

Vlen të përmendet se ky qëndrim i BBC-së përkoi me kufizimin e transmetuesit ndërkombëtar gjerman Deutsche Welle (DW) në raportimin kritikues mbi Izraelin, duke cituar si arsye përgjegjësinë e veçantë të Gjermanisë ndaj shtetit hebre për shkak të gjenocidit.

Në një shënim informues për stafin pas ngjarjeve të fundit në rajon, bordi editorial i DW-së ndaloi reporterët dhe redaktorët e saj të përshkruanin regjimin e Izraelit si aparteid dhe të raportonin për krimet e shtypjes kundër palestinezëve.

Siaps një raporti të agjensisë mbikëqyrëse të mediave të Mbretërisë së Bashkuar, Ofcom, në në nëntor 2020, i cili përfshiu një sondazh të pikëpamjeve të audiencës, BBC u radhit më poshtë se Sky, ITV, Channel 5 dhe Channel 4 për sa i përket neutralitetit në raportim.