BE do të mblidhet për të diskutuar situatën nga COVID-19 dhe marrëdhëniet me Britaninë

Në ditën e parë të samitit do të diskutohet për negociatat se si do të vazhdojnë marrëdhëniet mes BE-së dhe Britanisë pas Brexit-it

Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do të mblidhen në Bruksel për të diskutuar kryesisht çështjet për koronavirusin e ri (COVID-19) dhe marrëdhëniet e bllokut me Britaninë pas Brexit-it, transmeton Anadolu Agency (AA).

Takimi i samitit të liderëve të BE-së do të fillojë nesër dhe do të zgjasë 2 ditë.

Në ditën e parë të samitit do të diskutohet për negociatat se si do të vazhdojnë marrëdhëniet mes BE-së dhe Britanisë pas Brexit-it.

Kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier, do të informojë liderët rreth situatës së fundit të negociatave që vazhdojnë.

BE vendos theksin mbi rëndësinë e arritjes së marrëveshjes me Mbretërinë e Bashkuar, por thekson se nuk do të nënshkruajë “me çdo kusht” një marrëveshje.

Liderët në darkën e punës do të diskutojnë çështjen e “klimës dhe mjedisit”. Komisioni i BE-së ka një objektiv që deri në 2030 të ulë të paktën 55 për qind emetimin e gazit serë, ndërsa deri në 2050 formimin një kontinenti të padëmshëm për klimën.

Vendet e BE-së kryejnë bisedime për të arritur një marrëveshje deri në fund të vitit për këto çështje.

Ndërsa në ditën e dytë në samitin e liderëve të BE-së do të diskutohen kryesisht për marrëdhëniet e jashtme. Në takimin ku do të diskutohen marrëdhëniet mes Afrikës dhe BE-së, do të diskutohet edhe për marrëdhëniet e tjera të jashtme.

Në samit pritet që të sillen në rendin e ditës nga liderët çështje të tilla si situata në Mesdheun Lindor, Malësia e Karabakut, Bjellorusia dhe Rusia.

Së fundmi do të bisedohet për pandeminë COVID-19 dhe rastet në rritje në mbarë Evropën.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, do të informojë liderët në lidhje me koordinimin mes vendeve të BE-së në luftën kundër pandemisë dhe kufizimet e udhëtimit.

Lajme të ngjashme