Turqi, prodhimi vendas i litiumit do të fillojë në fund të vitit

"Litiumi prodhim vendas do të përdoret në bateritë e automjeteve vendase, celularëve dhe tabletëve. Në fund të vitit do të fillojmë prodhimin", shkroi ministri Dönmez në Twitter

Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, Fatih Dönmez deklaroi se prodhimi vendas i litiumit do të fillojë në fund të vitit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Filluam punimet për të prodhuar litium nga bori. Litiumi prodhim vendas do të përdoret në bateritë e automjeteve vendase, celularëve dhe tabletëve. Në fund të vitit do të fillojmë prodhimin”, shkroi ministri Dönmez në rrjetin social Twitter.

Kujtojmë se Turqia në fund të vitit të kaluar prezantoi prototipin e automobilit vendas, të zhvilluar nga Grupi i Iniciativës së Automobilit të Turqisë (TOGG), me pjesëmarrjen e presidentit, Recep Tayyip Erdoğan.Turqi, prodhimi vendas i litiumit do të fillojë në fund të vitit