BE rekomandon lehtësim të masave në kufi

Një certifikatë digjitale e BE-së për COVID është e mjaftueshme për të udhëtuar rreth bllokut.

Kështu ka rekomanduar Këshilli Europian për të lehtësuar lëvizjen e sigurt dhe të lirë gjatë pandemisë COVID-19.

Rekomandimet e reja hyjnë në fuqi më 1 shkurt, por secili shtet anëtar do të vendosë për zbatimin e tyre.

Rekomandimet:

  • Udhëtarët që kanë një certifikatë të vlefshme dixhitale të BE-së për COVID nuk duhet t’i nënshtrohen kufizimeve shtesë, si karantinim, apo testim për lëvizjen e lirë.
  • Një certifikatë e vlefshme dixhitale e BE për COVID përfshin: Një certifikatë vaksinimi për një vaksinë të miratuar në nivel evropian, për të cilën kanë kaluar të paktën 14 ditë dhe jo më shumë se 270 ditë nga doza e fundit e vaksinës.
  • Një rezultat negativ i testit PCR i marrë jo më shumë se 72 orë para udhëtimit ose një test i shpejtë antigjenik negativ i marrë jo më shumë se 24 orë para udhëtimit.
  • Një certifikatë që tregon se nuk kanë kaluar më shumë se 180 ditë nga data e rezultatit të parë pozitiv të testit.
  • Personave që nuk posedojnë një certifikatë dixhitale të BE-së për COVID mund t’u kërkohet t’i nënshtrohen një testi përpara ose jo më vonë se 24 orë pas mbërritjes.
  • Shtetet anëtare mund të pranojnë gjithashtu certifikatat e vaksinimit për vaksinat e miratuara nga autoritetet kombëtare ose OBSH.

Këshilli i Europës nënvizon se  Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve duhet të vazhdojë të publikojë një hartë të rajoneve të shteteve anëtare që tregon rrezikun e mundshëm të infeksionit.

“Kur një shtet anëtar vendos kufizime në përgjigje të shfaqjes së një varianti të ri, Këshilli, në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin dhe i mbështetur nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, duhet të rishikojë situatën”, thuhet në raport.