BE vlerëson referendumin serb

Brukseli ka deklaruar se mirëpret rezultatin e referendumit në Serbi, për të ndryshuar Kushtetutën dhe për t’i lejuar më shumë pavarësi gjyqësorit.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE, Josep Borrell priti kryeministren serbe të martën në kryeqytetin belg, ku aplikimi i vendit ballkanas për anëtarësimin në bllok ishte në agjendën e bisedimeve.

Brukseli kërkon që Beogradi të vijojë me reformat për integrimin dhe duket se është në drejtimin e duhur.

“Sundimi i ligjit, reformat ekonomike, ato administrative dhe agjenda jonë e gjelbër janë prioritete kyçe. Këto do të jenë fushat kryesore ku do të punohet për integrimin evropian”, u shpreh Ana Brnabiç, kryeministre e Serbisë.

Pengesa më e vështirë që duhet të kalojë Serbia për t’u bashkuar me BE-në është Kosova. Sipas Brukselit, marrëveshja mes palëve është jetike për stabilitetin në rajon.

“Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje që i lejon popullit serb në Kosovë të votojë në zgjedhjet serbe”, tha Borrell.

Duke parë se siguria evropiane është në lojë, BE do që të shmangë që Ballkani të bëhet zonë e destabilitetit politik dhe për këtë arsye, vendet duhet të bashkëpunojnë.

BE kërkon gjithashtu që Beogradi të ulë retorikën revizioniste në entitetin serbo-boshnjak, në lidhje me gjenocidin që kreu në vitet ’90.