BE uron presidentin e zgjedhur të Republikës Turke të Qipros Veriore

Sipas një deklarate nga Presidenca e TRNC-së, Borrell telefonoi Tatarin për ta uruar për fitoren e tij në zgjedhje....

Presidenti i Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), Ersin Tatar dhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell të martën zhvilluan një bisedë telefonike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Presidenca e TRNC-së, Borrell e thirri Tatarin për ta uruar për fitoren e tij në zgjedhje.

Gjatë bisedës, Tatar tha se populli qipriot turk e fuqizoi atë për të arritur një konsensus me grekët qipriotë mbi bazën e barazisë sovrane dhe dy shteteve, përfshirë bashkëpunimin midis palëve.

Ai theksoi padrejtësinë e izolimit dhe kufizimet e vendosura mbi qytetarët e TRNC, duke shtuar se BE-ja nuk e bëri pjesën e vet.

Duke theksuar se presin që BE-ja të përmbushë premtimet e saj për të hequr izolimin brenda kornizës së vendimit të marrë në vitin 2004, Tatar tha se do të ishte i kënaqur të takohej me Borrellin në të ardhmen e afërt për të shpjeguar më hollësisht pikëpamjet e tij.

Tatar, i cili u zgjodh presidenti i pestë i TRNC me 51.69 për qind të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve të mbajtura më 18 tetor, mori detyrën më 23 tetor.