Macron uron presidentin e zgjedhur amerikan Biden

Në një deklaratë në gjuhën frënge dhe angleze nga llogaria e tij në Twitter, Macron tha se ka telefonuar dhe ka uruar Biden-in për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e zgjedhur amerikan Joe Biden, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në gjuhën frënge dhe angleze nga llogaria e tij në Twitter, Macron tha se ka telefonuar dhe ka uruar Biden-in për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së.

“Do të kemi shumë gjëra për të bërë së bashku për të paraqitur përparësitë e përbashkëta dhe veprime efektive shumëpalëshe të tilla si klima, shëndetësia botërore dhe siguria ndërkombëtare”, ka thënë Macron.