Belinda Balluku takon kontrollorët e kompanisë AlbControl

Protesta në Rinas/ Ministrja Belinda Balluku takon 65 kontrollorët, do të diskutohet për kërkesat...

Pasi pezulluan punën paraditen e sotme, kontrollorët e AlbControl në Rinas presin në taim sot ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Ballukun.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për Balkanëeb se kontrollorët pasi pezulluan punën janë rikthyer në zyrat e tyre dhe presin Ballukun tashmë për të diskutuar për kërkesat e tyre.

65 kontrollorët kanë disa kërkesa që pritet t’i negociojnë ndërkohë që prej mungesës sot në punë për rreth 30 minuta ndikuan drejtpërdrejt në vonesën e dy fluturimeve Athinë-Tiranë dhe Stamboll-Tiranë.

Vitin e kaluar bordi i AlbControl i uli pagat me 62%, ndërkohë që kontollorët kanë firmosur kontratën e paaftësisë në punë edhe për shkak të stresit ndaj pandemisë, por nuk është marrë parasysh nga drejtuesit.