Serdar Karagöz merr detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të AA-së

Në mbledhje u ndryshuan anëtaret e bordit drejtues të cilët për 6 vite ishin në këtë detyrë. Me këtë përfundoi edhe mandati i drejtuesve të AA-së në kryesimin e Şenol Kazancı...

Kryetari i Bordit Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm i Anadolu Agency (AA), Şenol Kazancı, ia ka dorëzuar detyrën Serdar Karagöz-it.

Mbledhja e zakonshme e Bordit të AA-së për vitin 2020 u zhvillua në ndërtesën e Drejtorisë së Përgjithshme.

Në mbledhje u ndryshuan anëtaret e bordit drejtues të cilët për 6 vite ishin në këtë detyrë. Me këtë përfundoi edhe mandati i drejtuesve të AA-së në kryesimin e Şenol Kazancı.

Anëtarë të rinj të bordit në këtë mbledhje u zgjodhën Serdar Karagöz, Doç. Dr. Yusuf Özkır, Prof. Dr. Hasan Nuri Yaşar, Doç. Dr. İsmail Çağlar dhe Büşra Karaduman Aktuna. Më pas, në mbledhjen e parë të bordit, Serdar Karagöz u zgjodh Kryetari i Bordit Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm i AA-së.

Kazancı në fjalimin e tij me rastin e dorëzimit të detyrës theksoi se që 6 vite ishin në një punë intensive për suksesin e AA-së dhe falënderoi presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për mbështetjen e dhënë ndaj agjencisë së lajmeve.

Ai tha është nder i madh të shërbesh në AA, institucionin e shquar të Turqisë, si dhe shtoi se deri më sot janë munduar për ngritjen e këtij flamuri.

“Gjatë 6 viteve kemi punuar në mënyrë intensive që të përçojmë zërin e Anadollit në botë. Besoj sinqerisht se edhe administrata e re do ta çoj këtë flamur shumë më përpara. Këtu sot jemi duke bërë një ceremoni dorëzimi që do të jetë shembull për të gjitha institucionet. Jam i kënaqur të shoh që bordi drejtues nën udhëheqjen e Serdar Karagöz-it posedon përvojën që do të çojnë AA-në në një të ardhme më të fuqishme. Falënderoj anëtarët e bordit me të cilët udhëtuam bashkë gjatë punës sonë në AA. Gjithashtu dua të falënderoj veç e veç të gjithë kolegët e mi që me përvojën e tyre e shndërruan në një markë botërore”, tha Kazancı.

Karagöz, kryetari i ri i Bordit Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm të AA-së, nga ana e tij falënderoi administratën e Şenol Kazancı për sjelljen e AA-së deri në ditën e sotme.

“Anadolu Agency është një ndër institucionet më të rëndësishme të Turqisë. Misioni i përçimit të zërit të vendit tonë dhe popullit të Anadollit në botë, na jep një përgjegjësi të rëndë. Në drejtim të këtij misioni edhe ne do të punojmë me një përpjekje të madhe. Suksesi i AA-së në fushën ndërkombëtare na jep përgjegjësi edhe më të madhe pas kësaj”, u shpreh Karagöz.

Drejtori i Përgjithshëm i AA-së, Serdar Karagöz, duke falënderuar presidentin turk, Erdoğan, për mbështetjen e dhënë për AA, theksoi se do të punojnë që të jenë më me ndikim në botë si agjenci e lajmeve në rritje e Turqisë në rritje.