Benjamin Netanyahu: Plani i aneksimit nuk do të përfshijë formimin e shtetit të Palestinës

"Plani i aneksimit në Bregun Perëndimor do të fillojë brenda disa javësh. Plani i aneksimit nuk do të përfshijë formimin e shtetit të Palestinës dhe se qeveria nuk do ta miratojë kategorikisht këtë", tha Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se aneksimi do të fillojë të zbatohet brenda disa javësh në disa rajone të Bregut Perëndimor dhe se qeveria nuk do të miratojë kategorikisht formimin e shtetit të Palestinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit në Kanal 13 të Izraelit, Netayahu ka bërë deklarata në një panel të zhvilluar me liderët e 12 njësive të vendbanimeve të paligjshme në Bregun perëndimor.

“Plani i aneksimit në Bregun Perëndimor do të fillojë brenda disa javësh” tha Netanyahu, i cili ka shtuar se “Plani i aneksimit nuk do të përfshijë formimin e shtetit të Palestinës dhe se qeveria nuk do ta miratojë kategorikisht këtë”.

Pasi tërhoqi vëmendjen se ende nuk ka përfunduar procesi i hartëzimit lidhur me aneksimin, Netanyahu deklaroi se “Është e detyrueshme që në Shtëpinë e Bardhë të ndodhet presidenti amerikan Donald Trump dhe që të vlerësohet kjo mundësi e cila nuk vjen prej 73 vitesh. Trump nuk duhet të mendojë se ne nuk interesohemi me planin (të ashtuquajturin plani i paqes)”.