U vra George Floyd, departamenti i policisë në Minneapolis do të mbyllet

Këshilli i Qytetit në Minneapolis njoftoi se pas reagimeve dhe protestave që vazhdojnë kundër dhunës së policisë, Departamenti i policisë do të mbyllet

Departamenti i policisë në qytetin Minneapolis të shtetit Minnesota në SHBA ku nga dhuna e policisë humbi jetën afro-amerikani George Floyd do të mbyllet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave amerikane, Këshilli i Qytetit në Minneapolis njoftoi se pas reagimeve dhe protestave që vazhdojnë kundër dhunës së policisë, Departamenti i policisë do të mbyllet.

“Qyteti ynë planifikon të përfundojë marrëdhënien toksike me Departamentin e policisë së Minneapolis”, tha Lisa Bender, kryetarja e Këshillit.

Ajo tha se me mbylljen e Departamentit të policisë do të krijojnë një sistem të ri që do të ofrojë sigurinë publike.

Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Minneapolis-it, Jacob Frey tha se nuk është në favor të mbylljes së Departamentit të policisë dhe sugjeron reformë por nuk mund të përdor veto për vendimin e shumicës në Këshill.