Bënte kërdinë” në Vlorë, arrestohet 32-vjeçari që dyshohet të ketë vjedhur 11 shtëpi

Një 32-vjeçar që dyshohet të ketë grabitur 11 banesa në qytetin e Vlorës u arrestua këtë të shtunë.

Sipas policisë, nga hetimet e kryera dhe provat e siguruara shtetasi me iniciale E.D., i dënuar më parë për vjedhje, ka rezultuar se është autori i dyshuar i 11 grabitjeve të ndodhura më parë, në qytetin bregdetar, konkretisht:

“Më datë 29.10.2021, ka vjedhur në banesën e shtetasit T. M.

Më datë 28.10.2021, ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetases Y. H.

Më datë 26.10.2021, ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit K. Z.

 Më datë 21.10.2021, ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit M. P.

Më datë 22.10.2021, ka vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë në banesën e shtetases V. B.

Më datë 01.09.2021, ka vjedhur në banesën e shtetasit H. C.

 Më datë 15.08.2021, ka vjedhur në banesën e shtetases M. M.

Më datë 03.08.2021, ka vjedhur në banesën e shtetases L. Y.

Më datë 05.06.2021, ka vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë në banesën e shtetasit Ç. T.

Më datë 04.06.2021, ka vjedhur disa sende me vlerë në banesën e shtetases B. A.

Më datë 31.05.2021, ka vjedhur disa elektroshtëpiake në banesën e shtetases S. A”.

Disa prej sendeve të vjedhura dhe mjetet që 32-vjeçari i përdorte për realizimin e vjedhjeve janë sekuestruar nga policia, ndërsa hetimet do të vazhdojnë nga Prokuroria e Vlorës.