6.5 C
Tiranë
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021

Vllaznia i mbyll dyert tifozëve të Tiranës, shkak mesazhet fyese

Tensionet disa vjeçare mes dy tifozerive dhe sinjalizimet për dhunë kanë detyruar klubin shkodran drejt këtij vendimi drastik.

Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se nuk do të lejojë pjesëmarrjen e tifozëve të Tiranës, në ndeshjen e radhës dhe shkak është gjuha e urrejtjes, që sipas tyre po qarkullon në rrjete sociale.

Tensionet disa vjeçare mes dy tifozerive dhe sinjalizimet për dhunë kanë detyruar klubin shkodran drejt këtij vendimi drastik.

Reagimi i Vllaznisë:

Klubi i Futbollit Vllaznia është i angazhuar maksimalisht në organizimin sa më të mirë të ndeshjes Vllaznia-Tirana duke u kujdesur maksimalisht për një qëndrim korrekt të tifozerive respektive në shkallët e stadiumit. Konstatohet se grupimi “Tirona Fanatics” përmes faqes së tij zyrtare, në njoftimin dhe përgatitjen e tifozerisë tiranase për të marrë pjesë në këtë takim, ka lëshuar fyerje të cilat nxisin dhunë dhe janë të papranueshme për principet dhe misionin e futbollit.

Përsa më sipër, ditën e djeshme kemi njoftuar Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Klubin e Futbollit Tirana për marrjen e masave të menjëhershme dhe heqjen e fjalëve të papërshtatshme në postimin e këtij grupimi. Por, përtej angazhimit dhe mirëkuptimit të FSHF-së dhe Klubit Tirana, deri sot në mesditë nuk ka patur asnjë reagim duke mbetur e njëjta situatë. Përsa më sipër, KF Vllaznia me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatave të dhunës, do të mbajë të mbyllura tribunat E4 dhe E5 të planifikuara për grupimin e tifozëve të Tiranës.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme