Berat, lëvizte me drogë në makinë, policia arreston 23-vjeçarin

Uniformat blu në Berat, kanë vendosur në pranga një 23-vjeçar pasi është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike.

Policia ka rënë në gjurmët e 23-vjeçarit Xh. H., falë informacioneve të marra në rrugë operative.

Arrestimi i të riut është bërë në fshatin Ujnaik-Gjerbës, në makinën e tij tip “Benz”, ku gjatë kontrolleve i janë gjetur sasi me lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike dhe automjeti, thotë policia.

Njoftimi i policisë:

DVP Berat

Vijojnë kontrollet e pandërprera për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Vihet në prangat e Policisë, një 23-vjeçar që tentoi të shpërndante lëndë narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, pas një pune të pandërprerë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, goditën një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi:

Xh. H., 23 vjeç, banues në fshatin Radësh, Skrapar.

Ky shtetas u kap në rrugën e fshatit Ujanik-Gjerbës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në të cilin gjatë kontrollit u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike dhe automjeti.