Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha theksoi se zgjedhjet vendore të 6 marsit dëshmuan se ai është rikthyer.
“Me humbjen e partisë aksionet ranë në shifra të mjera, por vendimi i tij bëri që aksionet e PD dhe atij të rriten në një kohë të shkurtër më shumë se të kujtdo tjetër në Shqipëri. 6 marsi, e vërteta është rikthimi i Sali Berishës, 31% të elektoratit shqiptar. Dua t’ju rrëfej se bëra fushatë jashtë dëshirës sime, meqë mori në mënyrë primitive mori logon dhe ia dha kampit dhe zonja guvernatore ndërhyri, unë doja të thoja zgjedhësve që unë jam Sali Berisha. Duke garantuar demokratët që do të pranoj rezultatin e tyre pa asnjë koment. Rikthimi ka ndodhur më 6 mars. Logo e opozitës kanë marrë 44% të votave në zgjedhjet e 25 prillit, një zhvillim poziitv, kjo falë Shtëpisë së lirisë”, tha Berisha.


