Berisha pritet nga mbështetësit para parlamentit: Sot nis beteja për shpëtimin e PD nga pazaret e turpshme të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në orën e parashikuar në 10:00.

Ai është pritur nga mbështetës të tij në hyrje të Kuvendit, të cilët doli t’i përshëndesë duke hipur mbi makinë.

“Sot nis beteja jonë, sot nis beteja jonë për shpëtimin e Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë nga pazaret e turpshme të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. PD do të dalë nga kjo betejë më e fortë dhe më e sigurtë në fitore, rroftë PD rroftë Shqipëria.” u shpreh Berisha.