Biden sot në Bruksel, priten sanksione të reja për Rusinë

Presidenti Joe Biden mbërrin sot në Bruksel, ku pritet që së bashku me homologët e tij evropianë do të shpallin sanksione të reja kundër Rusisë dhe masa të reja për të shtrënguar sanksionet ekzistuese. Biden dhe aleatët takohen të enjten në samitin e NATO-s, i cili konsiderohet një shfaqje e unitetit perëndimor. Këshilltari për sigurinë…

Presidenti Joe Biden mbërrin sot në Bruksel, ku pritet që së bashku me homologët e tij evropianë do të shpallin sanksione të reja kundër Rusisë dhe masa të reja për të shtrënguar sanksionet ekzistuese.

Biden dhe aleatët takohen të enjten në samitin e NATO-s, i cili konsiderohet një shfaqje e unitetit perëndimor.

Këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, bëri me dije objektivat kryesore të udhëtimit.

“Një nga elementët kryesorë do të fokusohet jo vetëm në shtimin e sanksioneve të reja, por në sigurimin se ka përpjekje të përbashkëta për të goditur evazionin, për të goditur sanksionet ndaj çdo përpjekjeje të çdo vendi për të ndihmuar Rusinë që në thelb minojnë lehtësojnë ose shmangin sanksionet”, u shpreh këshilltari për sigurinë kombëtare nw SHBA, Jake Sullivan.

E enjtja pritet të jetë një ditë intensive e diplomacisë, pasi Biden të marrë pjesë në një samit urgjent të NATO-s, në një takim të G 7  dhe  në një sesion të Këshillit Evropian.

Për shkak të agresionit “të paprecedentë” të Rusisë në Ukrainë, presidenti i Polonisë është shprehur se NATO-s i duhet një vizion i ri strategjik.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski është ftuar të mbajë fjalim në samitin special të NATO-s.

Në fjalimin e fundit, ai tha se puna po vazhdonte në nivele të ndryshme për të detyruar Rusinë të pranonte paqen. Zelenski deklaroi se është i gatshëm të bjerë dakord për të mos kërkuar anëtarësimin në NATO në këmbim të një armëpushimi, tërheqjeje të trupave ruse dhe garantimin e sigurisë së Ukrainës.