Erdoğan: Diplomacia, rrugëdalja e vetme nga lufta Rusi-Ukrainë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, theksoi edhe një herë domosdoshmërinë e vazhdimit të përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne jemi të vetëdijshëm për vështirësitë e kushteve (lufta Rusi-Ukrainë), por ne do të vazhdojmë përpjekjet tona të sinqerta, duke pranuar se diplomacia është e vetmja rrugëdalje”, tha presidenti Erdoğan në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin holandez Mark Rutte në Ankara.

Erdoğan tha se Turqia ka marrë një “qëndrim të qartë” që nga fillimi i krizës në Ukrainë, duke bërë thirrje që të mbizotërojë sensi i përbashkët dhe të vazhdojë dialogu në çdo rast.Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt, ka shkaktuar dënimin ndërkombëtar, duke rezultuar në sanksione financiare ndaj Moskës dhe duke nxitur një eksod të kompanive globale nga Rusia.Sipas OKB-së, të paktën 925 civilë janë vrarë në Ukrainë, rreth 1.500 të tjerë janë plagosur, ndërsa mbi 3,5 milionë njerëz kanë ikur gjithashtu në vendet fqinje.Marrëdhëniet Turqi-Holandë

Duke folur për marrëdhëniet me Holandën, Erdoğan tha se dy vendet “kanë vullnet të përbashkët për të përmirësuar bashkëpunimin si aleatë të NATO-s”.Ai njoftoi se Turqia do të jetë nikoqire e Konferencës së 9-të dypalëshe të Vitenburgut këtë maj, e cila po organizohet që nga marrëveshja e vitit 2008 “që synon të sigurojë zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh”.Konferenca e fundit u mbajt më 27 janar 2021 nëpërmjet videokonferencës.Duke komentuar marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, presidenti turk tha:

“Ne presim që BE-ja të hapë urgjentisht kapitujt e negociatave të anëtarësimit dhe të fillojë negociatat për Unionin Doganor, pa kapitulluar para interesave të saj vicioze”.Ai më tej tha se shpreson që aleanca ushtarake e NATO-s do të luajë një rol kyç drejt një bote të dominuar nga paqja.Përpara samitit të jashtëzakonshëm të liderëve të NATO-s më vonë këtë javë, Erdoğan u bëri thirrje anëtarëve “të tregojnë solidaritet dhe të jenë të bashkuar kur bëhet fjalë për industrinë e mbrojtjes”.

Rutte vlerëson rolin e Turqisë në NATOKryeministri holandez, Mark Rutte, nga ana e tij përshëndeti rolin e Turqisë në NATO, duke thënë se Turqia “mbart një rëndësi të madhe politike dhe ushtarake për aleancën”.Në një pyetje lidhur me moszbatimin e sanksioneve të njëjta si BE-ja nga ana e Turqisë për fushatën ushtarake të Rusisë në Ukrainë, Rutte tha se Ankaraja “po zbaton sanksionet e OKB-së”, teksa tërhoqi vëmendjen për “pozitën e veçantë” të vendit në hartën e botës.”Ne gjithashtu duhet të jemi të lumtur me faktin se Turqia po luan rolin e saj diplomatik dhe rolin e saj udhëheqës në përpjekjen për t’i dhënë fund konfliktit”, shtoi ai.