Bie në pranga shqiptari i cilësuar si “Truri i Brukselit”

Sipas prokurorit,  kjo bandë punonte me transport kamionësh të garantuar. Klandestinët paguanin 13,000 paund për një vend në kabinën e shoferit. Gjatë vitit 2018 ata kishin kontrabanduar 112 persona në Britani të Madhe.

Policia arrestoi dy anëtarët e një organizate nën akuzën për “trafik qëniesh njerëzore” këtë fundjavë. Bëhet fjalë për një italian dhe një shqiptar. Udhëheqësi i kësaj bande u dënua të Mërkurën e kaluar, me 5 vjet burg dhe një gjobë 896,000 euro.

Shqiptari u arrestua ndërsa ishte duke u larguar në Bruksel. Dy të arrestuarit ishin anëtarët e vetëm të organizatës kriminale që ishin akoma të lirë. Më herët autoritetet belge kishin arrestuar edhe 4 pjesëtarë të kësaj organizate.

Organet hetimore kishin rënë në gjurmët e kësaj organizate vitin e kaluar. Më pas telefonat e dy anëtarëve të arrestuar, shqiptarit dhe italianit, ishin vënë nën përgjim.

Gjatë bisedave telefonike autoritetet belge zbuluan të gjithë “metodat e punës” së shqiptarëve. Si bazë për organizimin dhe gjithë veprimtarinë e kësaj organizate përdorej Bar-Coffe “The Brain” në Bruksel, cila ishte në pronësi të shqiptarit, i dyshuar si kreu i kësaj organizate.

Sipas prokurorit,  kjo bandë punonte me transport kamionësh të garantuar. Klandestinët paguanin 13,000 paund për një vend në kabinën e shoferit. Gjatë vitit 2018 ata kishin kontrabanduar 112 persona në Britani të Madhe.

Prokuroria belge njoftoi se tashmë ishte zbuluar gjithë aktiviteti i kësaj bande. Ata do të vuajnë dënimin e tyre në shtetin belg. /abcnews.al