Coutinho vlerësohet si futbollisti në huazim me vlerën më të lartë në treg

Në vend të parë qëndron Philippe Coutinho, në pronësi të Barcelonës, por aktualisht luan te Bayern München (me vlerë tregu 96,5 milionë euro).

Tema e huazimit është mjaft e diskutuar në botën e futbollit. CIES Football Observatory ka realizuar një analizë të futbollistëve të cilët në këtë moment luajnë në klube të tjera, me formulën e huazimit.

Klasifikimi i rendit futbollistët, aktualisht në huazim, në bazë të vlerës së tyre të transferimit. Në vend të parë qëndron Philippe Coutinho, në pronësi të Barcelonës, por aktualisht luan te Bayern München (me vlerë tregu 96,5 milionë euro).

Katër lojtarë të tjerë në huazim kanë një vlerë më të lartë se 50 milionë euro. Në vend të dytë, mesfushori spanjoll Dani Ceballos (luan në Premier League, te klubi i Arsenal, dhënë në huazim nga Real Madrid, me vlerë 65,7 milionë.  Pas tij, mesfushori norvegjez Martin Ödegaard (57,3 milionë euro), i cili militon te Real Sociedad, sërish në pronësi të Real Madrid.

Harry Wilson, ylli i Liverpool, dhënë në huazim te Bournemouth (54 milionë euro), i paraprin lojtarit italian Mauro Icardi. Futbollisti i Interit, i cili luan me formulën e huazimit te PSG, është vlerësuar nga CIES për 50,8 milionë euro.

Më poshtë klasifikimi i CIES, lojtarët në huazim me vlerën më të lartë në treg: /Monitor