Bilanci i COVID në vend/ Asnjë viktimë në 24 orë, identifikohen 76 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vend nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID.

Gjithashtu autoritetet shëndetësore njoftojnë se nga 1, 866 teste janë rezultuar pozitivë 76 raste.Ndër të tjera 71 pacientë janë shëruar në 24 orëNjoftimi i plotë: Ministria e Shëndetësisë: 1,866 testime, 76 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 71 të shëruar në 24 orët e funditMinistria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,866 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 76 qytetarë, në këto bashki:36 në Tiranë, 6 në Lushnje, 5 Himarë, Sarandë, 4 në Durrës, 3 në Fier,  Dropull, 2 në Kavajë, Skapar, 1 në Shkodër, Kukës, Tropojë, Lezhë, Divjakë, Delvinë, Gjirokastër, Kuçovë, Elbasan, Prrenjas.Janë 639 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 29 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.Janë shëruar 71 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,835 që nga fillimi i epidemisë.