Shqipëri, aktivitete për 107-vjetorin e Fitores së Çanakkalasë

Në qytetin e Shkodrës janë organizuar aktivitete dhe ceremoni përkujtimore me rastin e 18 Marsit, 107-vjetorit të Fitores së Çanakkalasë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve turke në Shqipëri, të institucioneve shqiptare, studentëve dhe nxënësve, raporton Anadolu Agency(AA).Nën kujdesin e Ambasadës së Turqisë në Tiranë, Instituti “Yunus Emre” – Shkodër ka organizuar aktivitetin “18 Marsi-Fitorja e Çanakalasë dhe Përkujtimi i Dëshmorëve”, ku morën pjesë ambasadori turk në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, drejtori i Instituti “Yunus Emre” – Shkodër, Zafer Kıyıcı, prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, koordinatorja e TIKA-s në Tiranë, Emine Gizem Başkan, atasheu ushtarak i Turqisë në Shqipëri, kolonel Muhammet Kelami Kablay dhe përfaqësues të institucioneve të tjera lokale dhe shoqatave.Aktiviteti në Shkodër filloi me vendosjen e kurorave me lule në Monumentin e Hasan Riza Pashës, ndërsa më pas të pranishmit vizituan edhe ekspozitën njëditore “Çanakkala 1915”, me fotografi dhe dokumente rreth luftës së Çanakkalasë, organizuar nga Instituti “Yunus Emre” – Shkodër.Në një deklaratë për mediat, ambasadori Yörük tha se sot janë mbledhur në Shkodër për të përkujtuar dëshmorët e betejës së Çanakkalasë.”Shkodra dhe shkodranët shquhen për bujari dhe mikpritje. Shkodra ka dërguar qytetarë të saj për të kontribuar, për të luftuar në grykat e Dardaneleve të Çanakalasë për hir të mbrojtjes së atdheut. Madje kanë sakrifikuar dhe kanë dhënë jetën e tyre, të cilët sot po i përkujtojmë në vendlindjen tyre”, u shpreh ambasadori turk.Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, në deklaratën për media tha se, “Si çdo vit, edhe këtë vit, ne përkujtojmë betejën e Çanakalasë, si një ndër luftërat e suksesshme. Në nder të atyre që dhanë jetën, jemi këtu së bashku me ambasadorin”.- Aktivitet në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia”Një tjetër aktivitet me temë “18 Marsi-Fitorja e Çanakkalasë” u organizua nga Medreseja “Haxhi Sheh Shamia”, me mbështetjen e Shoqatës “Istanbul” dhe nën kujdesin e Ambasadës së Turqisë në Tiranë.Në fjalën e tij në aktivitetin e mbajtur në ambientet e medresesë, ambasadori Yörük tha se janë mbledhur me rastin e 18 Marsit, Ditës së Dëshmorëve të Çanakkalasë, përvjetorit të pranimit të Himnit Kombëtar të Turqisë dhe Ditës së Përkujtimit të Poetit Kombëtar Mehmet Akif Ersoy. Ambasadori Yörük tha se Shkodra ka një vend shumë të veçantë në zemrën e kombit turk.”Duke filluar nga lufta e Çanakkalasë më 1915, deri në luftën tonë për pavarësi, nga aktet terroriste armene, deri në Qipro, tentativa për grusht shteti e 15 korrikut, duke filluar nga qarqet terroriste, nga PKK/YPG, nga ASALA e deri tek organizata terroriste e FETO-s, si dhe njëkohësisht kundër atyre mbrojtëseve të tyre, për të gjithë të rënët dëshmorë, ushtarë, policë, diplomatë dhe të tjerë, lus Zotin e Gjithësisë që t’i mëshirojë dhe njëkohësisht t’i përkujtojmë të gjithë së bashku”, tha Yörük.“Ashtu si në tentativën tinëzare për grusht shtetit të 15 korrikut, në të njëjtën mënyrë, nën udhëheqjen e lidershipit tonë, presidentit tonë Recep Tayyip Erdoğan, do vijojmë të ecin drejt objektivave tona të 2023″, u shpreh ambasadori turk.Duke përmendur ndihmat e Turqisë për Shqipërinë për pandeminë, banesat për familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit 2019, Spitalin Rajonal Memorial në Fier, ambasador turk tha se ky solidaritet ka vazhduar në çdo periudhë dhe se marrëdhëniet janë ngritur në nivelin e partneritetit strategjik.Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe kryetari i shoqatës “Istanbul”, Ridvan Seferaj, i cili theksoi se shumë shqiptarë morën pjesë në betejën Çanakkalasë.”Sa herë përkujtojmë fitoren e Çanakkalasë dhe dëshmorët e saj edhe ne si shqiptarë përjetojmë emocione të veçanta, sepse në Muzeun e Çanakkalasë janë skalitur emrat në respekt të dëshmorëve dhe atyre që luftuan aty, ku ndër të tjerë mund të lexosh emrat e heronjve nga Manastiri, Prizreni, Shkupi, Ohri, Vlora, Elbasani, Kumanova, Presheva, Shkodra, Gjakova dhe të tjerë.Pjesë e aktivitetit ishte edhe një program artistik me këngë dhe recitimin e poezive nga nxënësit e medresesë në shqip dhe turqisht.