Bitcoin kapërcen 30 mijë dollarët

Kriptomonedha pati një 2017 të fuqishme kur preku rekordin e 20 mijë dollarëve. Por çmimi ra në 3,000 dollarë në 2019-ën ndërsa Kina vijoi sulmin ndaj bitcoin.

Bitcoin ka flirtuar me kufirin e 30 mijë dollarëve prej disa javësh dhe tani e ka kaluar atë nivel.

Monedha virtuale aktualisht këmbehet me 33,916 dollarë në këto momente që shkruajmë duke vendosur një rekord të ri.

Monedha u trefishua në vlerë gjatë 2020-ës duke u rritur vazhdimisht edhe pse aksionet në tregje të ndryshme të botës shënuan rënie për shkak të pandemisë.

Investitorët sot janë më të prirur të investojnë në bitcoin dhe kriptomonedha të tjera ndërsa dollari Amerikan po dobësohet. Emra të njohur po apelojnë për adoptimin e bitcoin.

Ekspertët thonë se monedha mund të zëvendësojë arin. PayPal ka përqafuar bitcoin edhe pse në fillim hezitoi.

Kriptomonedha pati një 2017 të fuqishme kur preku rekordin e 20 mijë dollarëve. Por çmimi ra në 3,000 dollarë në 2019-ën ndërsa Kina vijoi sulmin ndaj bitcoin.

Më pas në Maj të 2019-ës u rrit në 8 mijë dollarë ndërsa që prej Dhjetorit të këtij viti ka qenë në maratonë të vërtetë. /PCWorld Albanian