Blinken pas takimit me Ramën: Bashkëpunim në 100 vitet e ardhshme

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka komentuar takimin e zhvilluar dje me kryeministrin Edi Rama në Uashington.

Në një mesazh në rrjetet sociale sekretari i Shtetit shprehet se “ishte kënaqësi të prisja Kryeministrin shqiptar dhe të festonim 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë”.

Ai shton se mirëpresim marrëdhëniet mes dy vendeve në 100 vitet e ardhshme.

 

Sekretari Blinken dhe kryeministri shqiptar Rama biseduan gjithashtu edhe mbi bashkëpunimin e fortë dhe të vazhdueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mbi çështjet dypalëshe, rajonale dhe globale, sqaron përmes një postimi në Facebook ambasada amerikane në Tiranë.