Blinken telefonon Ramën për sulmin kibernetik në TIMS

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken zhvilloi një bisedë telefonike ditën e djeshme me kryeministrin Edi Rama.

Lajmin e bëri të ditur ambasada amerikane në vendin tonë përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku thuhet se Blinken dënoi sulmin kibernetik kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë.

Në bisedën, Bliken ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO-s për sigurinë rajonale.

“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken foli dje me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sekretari Blinken dënoi sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit , i cili pason sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë më 15 korrik. Sekretari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale”. – Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price”, shkruan ambasada amerikane në Facebook.