Bordi ul sërish çmimet e karburanteve, nafta 242 lekë/litri, benzina 235 lekë

Bordi i Transparencës në mbledhjen e fundit ka ulur sërish çmimet e karburanteve në vend.

Nafta do të tregtohet me 6 lekë më pak për litër, ndërsa çmimi i benzinës do të jetë 235 lekë litri ose 7 lekë më pak se sa ishte më parë.

Një ulje e lehtë është edhe për gazin. Një litër gaz do të tregtohet me 81 lekë nga 83 lekë.

Njoftimi i plotë

Bordi i Transparencës në datë 1 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 231 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 235 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 223 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 69 lekë/litër për automjetet.

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.