12.5 C
Tiranë
E diel, 5 Dhjetor, 2021

Brataj flet për situatën e Covid-19: Shqetësuese numri i të sëmurëve, por…

Drejtori i Urgjencës Skënder Brataj ka bërë “përgjegjës” aktivitetet si ndeshjet, Foltorja e ish-kryeministrit Berisha për rritjen e numrit të infektimeve me Covid-19 në vend. I ftuar në emisionin “Real Story” Brataj tha se edhe pse ka një rritje të lehtë, numri nuk i kalon 600 duke ruajtur një trend po ashtu edhe shtrimet në spital.

Ai tha se është shqetësues fakti që ka shumë të sëmurë por numri i të vdekurve mbetet i ulët.

“Ne dimë shumë mirë se çfarë kemi bërë para 3 javësh që nga ndeshjet, që nga foltoret. Kanjë një rritje nga 500-600. Vazhdon trendi i të sëmurëve bë spital. 90-95% e të shtuarve në spital janë të pavaksinuar. Më shqetëso fakti që ka shumë të sëmurë, por ka shumë pak të vdekur. Edhe riinfektimet janë të udhës dhe ndodhin shpesh. Vazhdon Tiranë të jetë në vend të parë për shtrimet dhe infektimet”- tha ai.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme