Burg për gjyqtaren Hoxha, avokati Vishaj: Pse ligji e ndalon arrestimin e saj! 

Avokati gjyqtares: U etiketua si armike e popullit...

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit GJKKO ka vendosur të lërë në burg edhe gjyqtaren e Krujës, Enkeleda Hoxha.

Menjëherë pas masës së sigurisë, avokati i gjyqtares, Ardian Vishaj, tha se ligji e ndalon arrestimin e një gruaje, që ka një fëmijë minor dhe një fëmijë të sëmurë.

“U la siç ishte caktuar nga gjykata, megjithëse kushtet ligjore, sidomos për gjyqtaren, janë të tilla që s’duhet të ishin. Ndalohet me ligj arrestimi i një gruaje që ka një fëmijë minor dhe një fëmije të sëmurë. Gjyqtarja, paçka se është etiketuar si armike e popullit, nuk meriton të arrestohet, për shkaqe humane, që ligji është i detyruar t’i respektojë, të fëmijës autik dhe fëmijës së mitur. Është një nënë që rrit dy fëmijë e vetme”, deklaroi avokati Vishaj.