Çavuşoğlu takohet me homologun maltez Bartolo

Çavuşoğlu njoftoi se me Bartolo-n kanë trajtuar çështjet si Libia, Qiproja, zhvillimet e fundit në Mesdheun Lindor dhe marrëdhëniet Turqi-Bashkimi Evropian...

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka zhvilluar një takim me homologun e tij maltez, Evarist Bartolo, i cili gjendet në Ankara për një vizitë pune, transmeton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu në postimin e tij në Twitter tha se me Bartolo-n kanë trajtuar çështjet si Libia, Qiproja, zhvillimet e fundit në Mesdheun Lindor dhe marrëdhëniet Turqi-Bashkimi Evropian.

Kryediplomati turk gjithashtu tha se në takim kanë diskutuar marrëdhëniet e bashkëpunimit, përfshirë investimet e kompanive turke në Maltë dhe takimin e Këshillit të Biznesit, si dhe fushën e shëndetësisë, ndërsa e ftoi homologun e tij në Forumin e Diplomacisë Antalya që do të zhvillohet në muajin qershor.