Çavuşoğlu: Turqia vazhdon të zgjasë dorën e ndihmës për viktimat

"Si vendi më bujar i botës edhe në periudhën e pandemisë vazhdojmë të zgjasim dorën e ndihmës për viktimat dhe vazhdojmë të jemi zëri i të shtypurve", tha në postimin e tij Çavuşoğlu

Ministri Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu deklaroi se Turqia si vendi më bujar i botës edhe në periudhën e koronavirusit të ri (COVID-19) ka vazhduar të zgjasë dorën e ndihmës për viktimat, transmeton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu nga llogaria e tij në Twitter postoi një mesazh për “Ditën ndërkombëtare të solidaritetit njerëzor” në të cilën ndodhet edhe shprehja e presidentit, Recep Tayyip Erdoğan se “Qytetërimi nuk është një mundësi, por çështje ndërgjegjeje”.

“Si vendi më bujar i botës edhe në periudhën e pandemisë vazhdojmë të zgjasim dorën e ndihmës për viktimat dhe vazhdojmë të jemi zëri i të shtypurve”, tha në postimin e tij Çavuşoğlu.

Në mesazh paraqiten pamje të ndihmës që Turqia ka dhënë për vende të ndryshme si dhe një video që përfshin thënien e presidentit Erdoğan se “Këto ndihma i kemi dhënë si kërkesë e besimit tonë, kulturës tonë dhe politikës tonë të jashtme sipërmarrëse dhe humanitare”.