Erdoğan: Deri më sot kemi tërhequr 220 miliardë dollarë investime ndërkombëtare

"Jemi të vendosur që të bëjmë se duhet të kuptohet që Turqia është një vend i cili nuk do të hezitojë kurrë nga përdorimi i të drejtave të saj sovrane", tha Erdoğan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se janë të vendosur që të bëjnë se duhet të kuptohet që Turqia është një vend i cili nuk do të hezitojë kurrë nga përdorimi i të drejtave të saj sovrane, raporton Anadolu Agency (AA).

Nëpërmjet një lidhjeje me video-konferencë nga rezidenca Vahdettin në Stamboll, Erdoğan mori pjesë në ceremoninë e hapjes së pjesës së 6-të të Autostradës Marmara-ja Veriore.

Në fjalën e tij, Erdoğan tha se në shumicën e qyteteve të vendit kanë ndërtuar linjat hekurudhore, të metrove dhe tramvajeve. Ndërsa rrugës ajrore i kanë shtuar edhe 30 aeroporte të tjerë, numri i të cilëve më parë ishte 24 dhe se kanë mundësuar udhëtimin me avion në çdo cep të vendit.

“Me përfundimin e infrastrukturës së nevojshme për ndërtimin e një Turqie të madhe dhe të fuqishme, vendi ka filluar të shndërrohet në një qendër tërheqëse në rritje gjithmonë për investitorët vendas dhe të huaj”, tha Erdoğan.

“Prova e kësaj është se deri më sot ne kemi tërhequr 220 miliardë dollarë investime ndërkombëtare. Por, përparimin e madh të vërtetë e presim në periudhën e ardhshme. Teksa kemi forcuar pavarësinë politike dhe ekonomike të vendit tonë, ne filluam të kapërcejmë më lehtë pengesat përpara nesh”, theksoi ai.

Duke njoftuar se nuk është e lehtë të ndryshosh zakonet e viteve brenda dhe jashtë, Erdoğan më tej:

“U përpoqën të pengojnë vendin tonë duke përdorur çdo mënyrë nga organizatat terrorsite, tentativat për grusht shteti, kurthet politike dhe ekonomike e deri tek sanksionet. Falë Zotit nuk kanë mundur të jenë të suksesshëm deri më tani. Jemi të vendosur që të bëjmë se duhet të kuptohet që Turqia është një vend i cili nuk do të hezitojë kurrë nga përdorimi i të drejtave të saj sovrane. Ne kemi derën dhe zemrën e hapur për të gjithë ata që me propozime të drejta janë të gatshëm të dakordësohen, që duan të vijnë të ulen, të bisedojnë me ne në kushte të barabarta”.

Presidenti Erdoğan potencon se “Atyre që përpiqen ta gjunjëzojnë vendin tonë me kërcënime, imponime, hipokrizi dhe lojëra, ne u themi se do të vazhdojmë t‘ju zhgënjejmë. Ne nuk do të ndalemi derisa të arrijmë fitoren e kësaj lufte të cilën e kemi sjellë deri më sot me ndihmën e Allahut dhe mbështetjen e popullit tonë. Burimi më i madh i fuqisë tonë në këtë rrugë është uniteti, bashkimi dhe vëllazëria e popullit tonë. Ne e përqafojmë fort këtë klimë vëllazërore e cila na siguron të kapërcejmë shumë fatkeqësi”.