Chelsea transferon Thiago Silva-n

"Klubi i futbollit Chelsea ka përfunduar angazhimin e një prej emrave të mëdhenj të futbollit botëror Thiago Silva në një kontratë një vjeçare, me klubin që ka mundësinë e 12 muajve të tjerë", tha klubi londinez në një deklaratë

Klubi i Premier ligës angleze Chelsea nënshkroi sot me mbrojtësin qendror brazilian Thiago Silva, raporton Anadolu Agency (AA).

“Klubi i futbollit Chelsea ka përfunduar angazhimin e një prej emrave të mëdhenj të futbollit botëror Thiago Silva në një kontratë një vjeçare, me klubin që ka mundësinë e 12 muajve të tjerë”, tha klubi londinez në një deklaratë.

Silva u largua nga Paris Saint-Germain (PSG) pasi kontrata e tij mbaroi këtë verë.

35-vjeçari tha se është i kënaqur që u bashkua me Chelsea nën kryesimin e trajnerit anglez Frank Lampard.Chelsea angazhon mbrojtësin brazilian Silva