Covid-19 në Kosovë, asnjë humbje jete, ja sa raste të reja u shënuan në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 14 raste të reja me Covid në Kosovë, pas testimit të 1.619 qytetarëve.

Sipas të dhënave të publikuara nga Minsitria e Shëndetësisë atje mësohet se nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes, ndërsa që prej muajit mars të vitit 2020 dhe deri më sot, si pasojë e Covid kanë humbur jetën 2.978 persona.

Ndërkaq, 440 janë rastet aktive në vend, ndërsa në spitale po marrin trajtim mjekësor 16 pacientë, ndërsa 41 të tjerë po marrin trajtim post-Covid.

“Prej tyre, 22 pacientë po trajtohen me oksigjeno-terapi dhe 1 pacient po trajtohet në mjekim intensiv mjekësor në gjendje të rënduar shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Vaksinimi kundër koronavirusit në Kosovë ka filluar në mars të këtij viti ndërsa deri të shtunën janë vaksinuar me dozën e dytë mbi 730.000 qytetarë.