10.3 C
Tiranë
E hënë, 29 Nëntor, 2021

Aktivitet i lojërave të fatit dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet pronari i lokalit dhe kamerieri

Shtetasi Marjus Korcari është vënë nën prangat e policisë në Fier pasi u kap në flagrancë me një telefon duke ushtruar aktivitetin e lotarive të palejuara.

“Në vijim të punës dhe kontrolleve për ndëshkimin e atyre personave që tentojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit, në fshatin Cakran, në lokalin e shtetasit T. H., shtetasi M. K., i cili punonte si kamarier, u kap në flagrancë me një telefon celular duke ushtruar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit dhe basteve sportive”, njofton policia.

Gjatë kontrollit të lokalit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë të ftohtë. Kështu, u arrestua edhe pronari Tani Hamzaraj, për mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 23 vjeç, banues në Cakran, për veprën penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe shtetasin T. H., 41 vjeç, banues në Cakran, Fier, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta””, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme