Covid-19 në Kosovë/ Regjistrohen 7 raste të reja dhe një humbje jete në 24 orët e fundit

Autoritetet shëndetësore në Kosovë dhanë detaje mbi bilancin e Covid-19 në vend.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 7 raste të reja me Covid, ndërsa nuk ka mundur të fitojë betejën me virusin vdekjeprurës një qytetar.

Sipas njoftimit, nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 34 persona, ndërkaq raste aktive janë 352.

“Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në trajtim mjekësor janë 32 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me COVID-19 dhe 20 të tjerë post-covid. Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë”, thuhet në njoftim.

Prej shpërthimit të pandemisë, në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar afër 170.000 raste të infektimit.

Sa i takon vaksinimit kundër koronavirusit, në 24 orët paraprake janë administruar 2.022 doza të vaksinës.

Deri më 20 nëntor mbi 755.000 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Prej fillimit të vaksinimit, në muajin mars, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi 1.600.000 doza të vaksinës.