Mos vrisni fëmijët! Të rinjtë protestojnë në Gjirokastër, kërkojnë drejtësi për Mateon
Edhe banorët e Gjirokastrës kanë protestuar për Mateon 8-vjeçar, i cili u vra në mënyrë mizore nga fqinji i tij, Klodian Çalamani. Ishte një grup të rinjsh që e nisi protestën nën mesazhin e pasigurisë publike, frikës së rritur dhe nevojës së ndërgjegjësimit të shoqërisë. “Drejtësia nuk funksionon në një shoqëri ku raste të tilla…


Edhe banorët e Gjirokastrës kanë protestuar për Mateon 8-vjeçar, i cili u vra në mënyrë mizore nga fqinji i tij, Klodian Çalamani.
Ishte një grup të rinjsh që e nisi protestën nën mesazhin e pasigurisë publike, frikës së rritur dhe nevojës së ndërgjegjësimit të shoqërisë.
“Drejtësia nuk funksionon në një shoqëri ku raste të tilla kalohen pa ndëshkimin e duhur”, tha një prej organizatoreve të protestës.
Shumë qytetarë gjithashtu kanë kërkuar të nënshkruajnë peticionin që kërkon dënimin me vdekje të vrasësit.
Ngjarja e ndodhur pak ditë më parë në një prej fshatrave të Fierit ka tronditur mbarë opinionin publik. Klodian Çalamani i mori jetën 8 vjeçarit të pafajshëm, duke e goditur pas koke e më pas duke e groposur pas shtëpisë së tij.