Cristiano Ronaldo vesh fanellën e Manchester United, por nuk zbulohet ende numri që do të mbajë

Cristiano Ronaldo është prezantuar zyrtarisht me fanellën e Manchester United. Pas 12 vitesh ai vishet si ‘’Djall i kuq’’ ndërkohë që nuk është bërë ende i ditur numri që do të mbajë.

Sigurisht që portugezi do numrin 7 që momentalisht e mban Cavani, por klubi po bën përpjekje që Premier League të ndryshojë rregullin.

Nga ana tjetër edhe për debutimin e Ronaldos do të pritet edhe për pak. Portugezi rikthehet në “Old Trafford”, aty ku fitoi gjithçka në nivel klubi para se të kalonte tek Real Madrid e më pas Juventus.

Ai ishte shumë afër transferimit tek PSG dhe Manchester City, por në fund duket se ndërroi mendje për një rikthim të bujshëm tek “Djajtë’’.