6.5 C
Tiranë
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021

ISHP rekomandon mësimin në oborrin e shkollës, ja rregullat për mësimin në auditor

Nxënësit do të ndalohen të dalin nga klasa, përveç rasteve kur duhet të përdorin tualetet dhe në këtë moment do të shoqërohen nga një person i rritur, përgjegjës për zbatimin e masave në institucion.

Mësimi në klasa këtë vit do të bëhet në bazë të rregullave strikte në një kohë kur nisja e vitit të ri shkollor përkon me një periudhë kur shifrat e infeksioneve me COVID janë gjithnjë e në rritje. Kështu maska do të jetë e detyrueshme për të gjithë nxënësit e ciklit të lartë 9-vjeçar dhe gjimnazet.

Nxënësit do të ndalohen të dalin nga klasa, përveç rasteve kur duhet të përdorin tualetet dhe në këtë moment do të shoqërohen nga një person i rritur, përgjegjës për zbatimin e masave në institucion.  Asnjë nxënës nuk do lejohet të dalë nga godina gjatë ditës dhe të kthehet përsëri.

Gjithashtu ISHP në udhëzuesin e publikuar ditën e sotme rekomandon që nëse shkollat kanë mundësi dhe hapësira, mësimi të zhvillohet në ambient të hapur (oborr), duke respektuar distancën e rekomanduar mes nxënësve.

Nga mbajtja e maskës përjashtohen nxënësit që kanë sëmundje kronike apo patologji të tjera sipas rekomandimeve të mjekut.

Lëvizja e nxënësve nëpër klasa, laboratorë apo palestra duhet të bëhet në mënyrë të organizuar në mënyrë që të shmangen grumbullime. Nxënësit e një klase të caktuar duhet të përdorin vetëm tualetin e katit ku ndodhet klasa e tyre pa u përzier me ata të kateve të tjera, ndërkohë që qëndrimi në korridore do të jetë i ndaluar.

Shkollat duhet të sigurojnë ujë të rrjedhshëm, sapun të lëngshëm, letra për fshirjen e duarve nga xheli me përmbajtje alkooli deri në 60% në të gjitha ambientet e shkollës.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme