Deklaratat e Putinit për përdorimin e armëve bërthamore, Xhaçka: Lëvizje të dëshpëruara nga ana e Rusisë, vetëm përshkallëzon luftën

“Referendumet e rreme dhe mobilizimet e pjesshme ushtarake janë lëvizje të dëshpëruara nga ana e Rusisë që vetëm sa do të përshkallëzojnë këtë luftë tragjike”, deklaron Ministria e Jashtme Olta Xhaçka, pas deklaratave të këtij të fundit se Rusia do përdorë armët bërthamore.

Në një reagim në Twitter, ministrja shprehet se Rusia zgjodhi të fillonte një luftë ilegale që u ka kushtuar jetën dhjetëra mijëra civilëve të pafajshëm dhe ka shkatërruar ushtrinë Ruse.

“Ukraina 🇺🇦 po e fiton këtë luftë dhe këto lëvizje nuk do të dobësojnë mbështetjen ndaj rezistencës heroike të Ukrainës”, shkruan ajo.