“Parlament palaçosh”, Vasili shpërthen ndaj mazhorancës: Bllokojnë pr.ligjin për uljen e çmimit të naftës dhe shqyrtojnë paçavuret e rilindjes për dosjet!

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka shpërthyer në akuza ndaj mazhorancës që sipas tij, ka bllokuar projektligjin për uljen e çmimit të naftës, por shqyrtojnë paçavuret e rilindjes për Dosjet!
Duke publikuar kërkesën e muajti mars për ndryshimin në ligjin për taksat, Vasili shkruan se megjithëse nuk kanë as dy javë që ‘i kanë depozituar rilindasit alibitë paçavure për Autoritetin e Manipulimit të Dosjeve i futën menjëherë për shqyrtim’.
Ai shton se as që iu bëhet vonë për qytetarët, që paguajnë qimet e kokës për çmimet e rritura.
POSTIMI I PLOTË
Parlament palaçosh!
Bllokojnë Projektligjin për uljen e çmimit të naftës dhe shqyrtojnë paçavuret e rilindjes për Dosjet!
Që në mars kemi depozituar Projekt Ligj për uljen e çmimit të naftës dhe rilindja në Kuvend e bllokon!
Megjithëse nuk kanë as dy javë që i kanë depozituar rilindasit alibitë paçavure për Autoritetin e Manipulimit të Dosjeve i futën menjëherë për shqyrtim.
Edhe Projekt Ligjin për ndryshimet në Kodin Penal për Tubimet në zbatim të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese depozituar që në mars e kanë bllokuar rilindasit me çdo mjet.
Çfarë palaçosh, as që iu bëhet vonë për qytetarët, që paguajnë qimet e kokës për çmimet e rritura.
Pra Kuvendi është kthyer në një bordell politik rilindas për aferat e tyre të neveritshme, që përdoret e shpërdoret duke dhunuar çdo normë e ligj duke futur e nxjerrë ligjet si rrugaçësh!
Turp i madh për Kryetaren e Kuvendit Nikolla, që lejon dhe bëhet pjesë në këtë shpërbërje dhe shkatërrim të Kuvendit dhe parlamentarizmit.