Del nga reanimacioni vajza 6 vjeçare e dhunuar nga i ati

Vajza 6-vjeçare nga Kamza, e cila ra viktimë e dhunës shtazore të të atit, ka datë nga Reanimacioni.

Në dhomën e spitalit ku është shtruar vogëlushja ndodhen edhe dy punonjëse të mbrojtjes së fëmijëve nga Drejtoria e Shërbimit Social, të cilët kanë marrë urdhër që të mos lejojnë praninë e mediave.

Shkoi në gjendje kome në spital

Burime nga pediatria bënë me dije se vajza ishte paraqitur në spital në gjendje kome.

Në të pasmet e saj kishte hematoma dhe shenja kafshimi. Gjithashtu ka të dëmtuara dhe zorrët. Nga analizat, transaminazat e mëlçisë nga 5 që është normalja vlera ka qenë 2000.

Në këto kushte mjekët kanë dyshuar se përtej dhunës mund të kishte dhe një ngacmim seksual.

Për shkak të situatës së rëndë, vogëlushja i është nënshtruar dhe një ndërhyrje kirurgjikale dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Gjykata e Tiranës la dje në arrest me burg 27-vjeçarin, i cili pranoi dhunën fizike por mohoi të ketë abuzuar seksualisht me të.