Deputeti thirrje në parlament: Riktheni dënimin me vdekje. Kush prek fëmijët të varet në mes të qytetit!

Deputeti Halit Valteri ka bërë thirrje në parlament që të rikthehet dënimi me vdekje për pedofilët nisur dhe nga rasti i abuzimit me një 15 vjeçare nga një 65 vjeçar në Babrru.

Nga foltorja e Kuvendit, Valteri tha se persona të tillë “duhen varur në mes të qytetit”.

“Kush prek fëmijët të varet, të kthehet dënimi me vdekje, po ju bëj thirrje le të marrim një nismë për këtë gjë.

Këta pedofilë duhet të ndëshkohen, le të varen në mes qytetit”, tha ai.

Në përgjigje të tij, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se “kjo nuk është një zgjidhje”. ” Nuk e zgjidh kjo, në dijeninë time, sot në seancë do të ketë reagim nga ana e ministres së Arsimit”, tha Ruçi.